Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Erling Haaland lë mbrapa Lionel Messin, norvegjezi rrëmben çmimin “Golden Player”

Shkruar nga NEWSPORT
Erling Haaland lë mbrapa Lionel Messin, norvegjezi rrëmben

Erling Haaland është një makineri e vërtetë golash. Paraqitjet e norvegjezit me Manchester Cityn në vitin e parë në Premier League kanë qenë fantasëtike. Sulmuesi ia doli që më “Qytetarët” të fitonte tripletën, teksa shënoi këtë vit 50 gola në të gjitha garat.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Haaland duke pasur parasysh se është vetëm 21 vjeç. Gjithsesi për paraqitjet e tij gjatë këtij viti është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man”, në ceremony inë e “Golden Boy 2023” që mbahet në Torino.

Ky çmim u jepet lojtarëve më të mirë të moshës mbi 21-vjeç, i votuar nga një panel i specializuar, i cili këtë vit përfshinte Edëin Van Der Sar, Alessandro Costacurta, Samuel Eto’o, Andriy Shevchenko, Rui Costa dhe Pavel Nedved.

Kujtojmë se Haaland u mposht nga Lionel Messi në garën për “Topin e Artë’, por duket se tashmë norvegjezi është “hakmarr” ndaj argjentinasit duke rrëmbyer çmimin “Golden Player”, pasi ky çmim jepet për paraqitjet e këtij viti dhe jo të sezonit të kaluar. Në këtë mënyrë fitorja e Messit në Kupën e Botës me Argjentinën nuk llogaritet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga