Rekord kombëtar dhe kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Janë këto rezultatet më të fundit të regjistruara nga Luiza Gega, e cila mbetet mbretëreshë e atletikës shqiptare.
Në pistën e Shkupit, Gega e përshkroi garën e 5000 metrave për kohën 15’36″62, duke thyer rekordin e saj dhe e përmirësuar me thuajse 10 sekonda. Ndërkohë, për kualifikimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, 9’30″00 ishte norma e kualifikimit në 3000 metra me pengesa, ndërsa koha e Gegës në Shkup ishte 9’25″79.
Një arritje që është përshendetur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka falenderuar Gegën për arritjen që sipas tij bën krenar gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm Klub Sport Tiranën.
“Urime gocës sonë Luiza Gega nga SK TIRANA për fitoren në Shkup – jo vetëm ne, por e gjithë Shqipëria është krenare! FORCA! FORCA! FORCA!”-shkruan Veliaj, i cili e shoqëron komentin edhe me disa raketa.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.