
Barcelona ka bërë deri më tani dy afrime zyrtare në merkato duke firmosur me Agueron dhe Eric Garcia. Që të dy lojtarët janë afruar me parametra 0 dhe janë prezantuar zyrtarisht. Barça nuk ka ndërmend të ndalet me kaq pasi tani kërkon edhe një mbrojtës tjetër dhe pas Garcia ka kthyer sërish sytë nga Man City.
Drejteusit e klubit kanë "piketuar" Aymeric Laporte që la Francën për të luajtur me Spanjën në nivel kombëtaresh. Mbrojtësi ka humbur vendin e titullarit pas afrimit të Ruben Diaz dhe është gati të ndryshojë skuadër. Barça i ka ofruar Man Cityt Sergio Roberto për të marrë shërbimet e Laporte. Në ditët në vijim pritet që palët të ulën në diskutime për të vendosur të ardhmen e dy lojtarëve.
Poll