
Interi pasditen e sotme ka arritur fitoren e parë në kampionat pas 3 javëve. U duk sikur po shkonte drejt barazimit, por për pak minuta zikaltërit e kanë kthyer gjithçka në favor të tyre, duke shënuar 3 gola dhe ajo që është më e rëndësishme, nuk pësuan gol.
Në lidhje me këtë 3 pikësh ka folur Keita Balde, i cili në një prononcim për "Inter TV" është shprehur se ndihet shumë i lumtur që ka luajtur titullar dhe se në fushën e blertë zbatoi urdhërat që i kishte caktuar trajneri.
Poll