
Erblira Bici është volejbollistja e Kombëtares shqiptare që luan në Itali me skuadrën e Roma Volley Club. Volejbollistja është ndër lojtaret më të mira në Itali dhe fansat romanist janë të dashuruar me talentin e saj.
Në ndeshjen e fundit përballë Assitec Sant’Elia, të fituar nga kryeqytetasit pastër 0-3 me sete, Bici ishte lojtarja më e dalluar. Klubi i Romës, pas ndeshjes, krijoi sondazhin e përhershëm për më të mirën e sfidës dhe fansat votuan me shumicë për Erblira Bicin duke e shpallur “MVP of the Day”.
Poll