Enzo Fernandez bëri paraqitje fantastike në Kupën e Botës, duke u vlerësuar edhe me çmimin lojtari më i mirë i ri i këtij turneu. Pas përfundimit të këtij komepticioni ku edhe u shpall kampion, në derjtim të argjentinasit kanë vërshuar ofertat “lumë”.
Benfica “fërkon duar” pasi do të mbushë arkat me shitjen e tij, ku Chelsea është gati të bëjë “çmendurinë” për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas asaj që raportohet nga “Record”, klubit portugez ka marrë një ofertë monstruoze, në total prej 127 milionë euro me Chelsea që shpreson ta mbyllë menjëherë këtë transferim, pasi skuadra të tjera janë gati të përfitojnë.
Kujtojmë se Benfica para disa ditësh ka refuzuar ofertën e Liverpool me 100 milionë euro, ndërsa në garë gjithashtu është edhe Neëcastle, me “sheikët” kur vjen pun ate paratë janë thejshtë të papërmbajtshëm.