
Enis Gavazaj do të jetë lojtari i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm. Lajmi bëhet i ditur nga “GazetaOlle.com”, e cila bën me dije se është arritur marrëveshja me 21-vjeçarin nga Prizreni. Mesfushori sezonin e fundit ishte pjesë e Gent në Belgjikë, të cilët sezonin e fundit e kishin huazuar te Roeselare. Gavazaj ka luajtur me Shqipërinë U-19 dhe Shpresat, do të mund të provojë një mundësi të re me kampionët e Skënderbeut. Klubi korçar nuk ka të ndalur në këtë merkato verore, ku ditën e sotme zyrtarizoi edhe dy blerjet e reja, Malajn dhe Idrizajn.
Poll