Edhe pse larg njëri-tjetrit, duket se miqësia e treshes Bitri – Hadroji – Skuka është më e fortë se kurrë. Një foto e postuar në rrjetet sociale nga Andi Hadroj është bërë shkak për komentet mes njëri-tjetrit. Skuka bëhet protagonist. Këtë herë jashtë fushe.
Dibrani nuk kursen batutat në rrjetet sociale. Eneo Bitri është ai që “fut xixat” referuar modelit të flokëve të Hadrojit, i cili shfaqet në një foto në Instagramin e tij.
“Xhulio Skuka, pak i shkatërruar je ti. Dhe ky të duhet. Mirë e ke”, shkruan Bitri në koment, ndërsa ish-sulmuesi i Partizanit nuk kursehet aspak duke ia kthyer: “Arsyeja pse nuk më ecën asgjë në jetë, jeni ju të dy. Ky me flokë dhe ti si njeri komplet”.
Në fushën e blertë, ishin të tre titullarë të padiskutueshëm në radhët e Partizanit. Tashmë me kampionët e Shqipërisë ka mbetur vetëm Hadroj, pasi Skuka dhe Bitri janë transferuar jashtë Shqipërisë.
[caption id="attachment_703146" align="alignnone" width="400"] Komentet e lojtarëve[/caption]