
Administratori i Përgjithshëm i Monza, Adriano Galliani, nuk e fshin ëndrrën e tifozëve për të parë Mauro Icardin tek ekipi i tyre. Për gazetarët italianë, CEO i Monzas detyrohet të japë një përgjigje për Icardin, duke thënë:
“Nuk më kujtohet të kem thënë se “është e pamundur”. Janë lojtarë pagat dhe kostot e të cilëve janë absolutisht të paarritshme.
Me pak fjalë, do të duhej një magji që ky transferim i bujshëm të konkretizohej. Icardi do të duhej të ulë ndjeshëm pagën, PSG duhet të bëjë ulë çmimin e kartonit ose të gjejë një zgjidhje që mund të jetë huazimi me një pjesë të pagës që e paguajnë vetë francezët”, u shpreh Galliani.
Poll