
Bekim Balaj erdhi me shumë bujë të Vllaznia në merkaton e janarit duke u quajtur si një nga goditjet më të mëdha. Sulmuesi i Kombëtares pritej të zgjidhte problemin e golave te shkodranët por deri tani, dërgimi i topit në rrjetë u ka mbetur sërish...mesfushorëve.
Në nëntë ndeshje të luajtura, Balaj nuk e ka gjetur asnjëeherë golin dhe në ndeshjen ndaj Teutës u zëvëndësua në minutën e 82-të. Ky zëvëndësim nuk është pritur aspak mirë nga 32-vjeçari që ka kërkuar llogari edhe te zv.trajneri Vioresin Sinani.
Kujtojmë se Vllaznia nuk mori në shumë se një barazim 1-1 përballë Teutës në Niko Dovana ditën e djeshme. Shkodranët duhet të përfitonin nga derbi për t’u afruar më shumë me kreun por pa ia dalë me sukses teksa humbet edhe vendin e tretë duke zbritur në të katërtin pas Egnatias.