Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ende nuk arrij ta besoj atë që ndodhi”, reagon BELLINGHAM pas humbjes së titullit: Ishte shkatërruese të shihja shokët duke vuajtur

Shkruar nga NEWSPORT
“Ende nuk arrij ta besoj atë që ndodhi”, reagon BELLINGHAM

Java e fundit në Bundesligë ishte një “serial” i vërtetë. Deri në minutën shtesë të sfidave Dortmund ishte kampionë, por një gol Bayern Munich ndaj Koln do të bënte që bavarezët të rrembënin titullin. Verdhezinjtë u ndalën në barazim 2-2 me Mainz.

Jude Bellingham nuk e kishte menduar kurrësesi të mbyllte aventurën e tij në “Signal Iduna Park” në këtë mënyrë. Vuajtje dhe dhimbje për titullin e humbur dhe pikërisht për këtë ka reaguar në rrjetet sociale Bellingahm.

“M’u desh pak kohë për të reflektuar mbi atë që ndodhi javën e fundit dhe gjatë gjithë sezonit. Ende nuk arrij ta besoj atë që ndodhi, dhe si ndodhi.

Ata që luajtën dhanë maksimumin, nuk mund të vihet në dyshim angazhimi i lojtarëve. Fatkeqësisht, ne nuk ishim të saktë në momentet vendimtare.

Për mua ishte shkatërruese të shihja shokët e skuadrës duke vuajtur në atë mënyrë, pa ia dalë të kthenin rezultatin.

Kurrë nuk kisha përjetuar një atmosferë si ajo e së shtunës, dridhesha nga emocionet në pankinë. Ju zhgënjyem, nuk ia dolëm t’ju dhuronim titullin kampion. Titull që e kishim në duart tona…

Shpresojmë që kjo fatkeqësi do të hapë një epokë të re për klubin, që arrin të garojnë për trofe çdo vit. Kjo është ajo që meriton qyteti dhe tifozët e Dortmundit”, deklaroi 19-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga