
Formula 1, FIA dhe mbarë bota e automobilizmit do të nderojnë legjendën e F1 Nikki Lauda, i cili u nda papritur nga jeta këtë javë. Përpara nisjes së garës së Monakos, do të mbahet një minutë heshtje për ish-dy-herë kampionin e botës.
Ndërsa skuderia kampione e botës në fuqi, Mercedez do të shfaqet në garë me dizajnin në ngjyrë të kuqe në respekt të Laudës, i cili punonte si këshilltar i skuderisë gjermane, kurse Ferrari ka dizejnuar helmetën e pilotëve me emrin e Laudës. Tifozët janë ftuar të vendosin kapele të kuqe, në respekt të ish-kampionit austriak.
Poll