
Ka lënë spitalin pas rikuperimit dhe është rikthyer në fushën e lojës futbollisti i mbijetuar i Chapecoenses Alan Ruschel.
Ai ka emocionuar me rrëfimin e tij gjatë momentit të aksidentit, ku humbën jetën 76 persona, mes tyre dhe 18 lojtarë të ekipit brazilian të Chapecoenses.
“Është një fat i madh që unë prapë po rikthehem në fushë, Më mungojnë shumë shokët e skuadrës dhe nuk e di se si do ia dal nga kjo gjendje e tmerrshme”, ka thënë Ruschel.
“Unë mbijetova nga rrëzimi i aeroplanit, ku ndjehem se kam lindur për herën e dytë. I mbijetova rrëzimit të aeroplanit pasi kisha ndërruar vendin me një gazetar”, ka shtuar më tej lojtari i Chapeconeses.
27 vjeçari që i mbijetoi tragjedisë së rrëzimit të avionit në fund të nëntorit në Kolumbi, është duartrokitur nga të gjithë në momentin e zbritjes në fushën e blertë pas një kohe të gjatë.
[gallery columns="1" size="full" ids="67344,67345,67346,67347"]