
Mario Mitaj doli në konferencë për shtyp para ndeshjeve të Kombëtares me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Qendërmbrojtësi i kuqezinjve u emocionua para gazetarëve, ndërsa nuk mundi që të jepte më shumë se një përgjigje. Të gjithë e mirëkuptuan dhe ndërprenë këtë dalje publike të tij me fanelën kuqezi teksa shkurtimisht tha:
“Është krenari për mua që të jem pjesë e Kombëtares. Për herë të parë kam ndjerë emocione. Të gjithë lojtarët dhe trajneri po më ndihmojnë çdo ditë. Duan që të mos kemi presion”.
Kujtojmë që kombëtarja shqiptare do të luajë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, sfida të vlefshme për eleminatoret EURO 2024. Takimi i parë do të zhvillohet këtë të shtunë me Moldavinë në stadiumin “Air Albania”. Interesi është i madh për të parë paraqitjen e djemve kuqezinj që do të tentojnë të marrin vetëm fitore.