Emocionet e Champions League vijnë falas në shtëpitë tuaja, RTSH-ja zgjedh supersfidën e mbrëmjes
Shkruar nga NEWSPORT
Napoli dhe Milan do të sfidojnë njëra-tjetrën në “San Siro” duke nisur që nga ora 21:00. Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet që kërkojnë fitoren në çerekfinalen e parë të Champions League.
Një natë magjike në këtë kompeticion, teksa RTSH-ja ka zgjedhur pikërisht derbin italian për ta transmetuar falas në shtëpitë e gjithë tifozëve shqiptarë.
Në orën 21:00 dueli Milna-Napoli vjen “LIVE” në RTSH Sport, i cili pritet të jetë i luftuar dhe me emocione në shkallët e stadiumit.