
Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka sfiduar presidentin rus, Vladimir Putin, në një betejë në artet marciale.
“Unë sfidoj Vladimir Putinin në një ndeshje. Në lojë është Ukraina”, shkruan ai në një postim në “Twitter”.
Musk ka nisur provokimin e tij për t’i dhënë fund pushtimit rust ë Ukrainës.
Meqenëse Putin nuk ka një llogari personale në Twitter, Musk ka kërkuar konfirmim nga adresa zyrtare në Tëitter e Presidentit të Rusisë- @KremlinRussia_E. “A jeni dakord me këtë luftë?”, pyeti Musk.
Nuk është hera e parë që Elon Musk tenton të përballet me dikë të famshëm, pasi kujtojmë se në vitin 2009 ai ka sfiduar Johnny Depp sepse aktori e kishte fyer.
Musk ka qenë në mbështetje të Ukrainës që prej fillimit të pushtimit të rusëve. Më herët ai vendosi në dispozicionin e ukrainasve pajisje të Starlink dhe Space X.
Starlink është një shërbim interneti satelitor që premton të ofrojë shpejtësi të brezit të gjerë duke përdorur satelitë me tokë të ulët që mund të transmetojnë sinjale më shpejt se sa interneti satelitor konvencional.
Ai përdor “terminalet”, të cilat në thelb janë pjata të vogla satelitore, për të marrë sinjalin.
I hereby challenge
— Elon Musk (@elonmusk) March 14, 2022
Владимир Путин
to single combat
Stakes are Україна