
Shqipëria U-19 është mposhtur nga Irlanda U-19 në takimin që sapo përfundoi në "Selman Stërmasi".
Skuadra e drejtuar nga trajneri Arjan Bellai ka humbur 1-0, gol i cili u pësua nga kuqezinjtë që në pjesën e parë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Në minutën e 43-të ishte Ronan që shënoi për miqtë, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të skuadrës kuqezi, goli i barazimit nuk u arrit të shënohej.
Shqipëria U-19 do të përballet në dy takimet e radhës me Gjibraltarin dhe Gjermaninë.
Poll