Kombëtarja shqiptare në volejboll për meshkuj ka nisur ditën e sotme kualifikueset EURO 2021. Kuqezinjtë u përballën me Rumaninë në Nitra të Sllovakisë, ndërsa pësuan humbje nga Kombëtarja rumune, 3-0 me sete.
Rumunët ishin domiunes në setin e parë duke fituar 25-15, ndërsa në setin e dytë, Shqipëria reagoi, por pa mundur të fitojnë pasi është sërish Rumani që fitoi 25-19.
Edhe seti i tretë foli për Rumaninë që fituan 25-18 duke I shkaktuar kështu humbjen e parë që në start Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë do të luajnë ditën e nesërme sfidën e radhës, ndërsa do të përballen me Zvicrën.

Poll