
Elbasani-Shkumbini 0-1
Shënues: Nexha
ELBASANI: Papri, Bërdufi, Salla, Gjorga, Stojku, Tafani, Gica, Ballkoçi, Vllahi, Panganika, Fortunado
Trajner: M. Dosti
SHKUMBINI: Ajazi, Xhyra, Meta, Ramazani, Turhani, Nexha, Ballhysa, Isaji, Lluca, Kafazi, Mustafaji
Trajner: S. Branica
Shkumbini ka mposhtur 1-0 Elbasanin në miqësoren e luajtur sot në fushën e verdhebluve.
Goli i Nexhës në pjesën e dytë i ka mjaftuar ekipit të trajnerit Branica për të dalë triumfues nga kjo ndeshje testuese.
Pjesa e parë ka qenë disi e vakët, ndërsa zëvendësimet e bëra nga të dy trajnerët ritëm tempin e takimit. Nexha shënoi për Shkumbinin, ndërsa deri në fund, rezultati nuk do të ndryshonte.
Duket se Elbasani tashmë më shumë po mendon për të ardhmen e sezonit dhe për tratativat që po bën firma angleze për të blerë aksionet e klubit verdheblu që do të ishte dhe shpëtimi për ekipin elbasanas.