Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia nis të japë frytet, vjen triumfi i parë nga Maqedonia e Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia nis të japë frytet, vjen triumfi i parë nga Maqedonia e

Egnatia fitoi 3-0 në miqësoren e zhvilluar sot përballë Ohrid Lihnios. Për rrogozhinasit vendosi dopieta e Ilir Camajt dhe Pesciallo, që fiksoi shifrat e sfidës me golin e tretë. Kështu Egnatia ka filluar të japë frytet, pasi ndeshja e parë miqësore u humb kundër Strugës.

Trajneri Edlir Tetova preferoi titullarë këtë njëmbëdhjetëshe: Sherri, Fangaj, Kacbufi, Atanda, Musta, Zejnullai, Hyseni, Pesciallo, Lila, Delarxh, Camaj.

Skuadra ndodhet në Maqedoninë e Veriut për fazën përgatitore, teksa do qëndrojë atje deri më 8 gusht. Të programuara janë dhe 2 takime miqësore, konkretisht më 27 korrik kundër Pobeda Prilep dhe 5 gusht me Vardarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga