Egnatia – Partizani është supersfida e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Dy kryesuesit e kampionatit do të përplasin brirët ditën e nesërme në orën 13:30 në “Egnatia Arena” për të zhvilluar ndeshjen e javës së 13-të të Superiores.
Dy ekipet me pikë të barabarta do të kërkojnë të ndajnë përfundimisht kreun me fitoren që është detyrim për të dyja. Rrogozhinasit do të kenë armën më të fortë me vete, sulmuesin Raphael Dwamena, i cili javët e fundit ka bërë disa mungesa prej dëmtimeve dhe pezullimeve.
Ganezi është kapiteni dhe lideri i skuadrës në fushën e lojës dhe me të në fushë, çdo ekip do të ishte akoma më i fortë. Edhe te Partizani ka mungesa, por nën drejtimin e Arbër Abilaliajt, këto mungesa nuk po ndihen aspak duke fituar të gjitha ndeshjet në 6 javët e fundit.