Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia dhe Vllaznia mësojnë arbitrat që do t’i gjykojnë në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT

Egnatia dhe Vllaznia janë dy ekipt e tjera që do të përfaqsojnë flamurin shqiptar në kupat Europiane. Rrogozhinasit do të përballen me amrenët e Ararat-Armenia në transfertë, më 13 korrik në orën 17:00. Do të jetë hera e parë për ta në Europë dhe skuadra dëshiron të bëjë një paraqitje të denjë.

Shkodranët nga ana tjetër sfidojnë Linfield në transfertë në orën 20:45 në të njëjtën ditë. Një kundërshtarë i lehtë në letër për kuqeblutë por fusha vendos në fund.

Dy ekipet kanë mësuar edhe arbitrat që do t’i gjykojnë në sfidat e para. UEFA ka përcaktuar për Egnatian arbitra nga malta. Trustin Farrugia Cann do të jetë kryesori i cili do të ndihmohet nga bashkombasit Roberto Vella dhe James Muscat. I katërt do të jetë Glen Tonna.

Për Vllazninë do të jenë gjyqtarë luksemburgas me Ivo Torres kryesorin e sfidës. Asistentë të tij janë Joaquim Da Silva dhe Tom Hansen ndërsa i katërt Gilles François Becker.

Gjyqtarët e ndeshjes Ararat-Armenia - Egnatia:

Gjyqtarët e ndeshjes Linfield - Vllaznia:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga