Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i LUFTËTARIT i lumtur, zbulon merkaton: Ja ç'më tha Rroca para ndeshjes. Bregu te Flamurtari? Këtë e di më mirë Egi Duro...

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i LUFTËTARIT i lumtur, zbulon merkaton: Ja ç'më

Hasan Lika ka dhënë një prononcim pas fitores kundër Kamzës. Trajneri i Luftëtarit deklaroi:

"Ishte e rëndësishme të merreshin pikë dhe sigurisht të shpërbleheshim për këto lojëra që kemi zhvilluar. Unë besoj se djemtë dhanë maksimumin dhe më pozitivja ishte që shënuam dhe nuk morëm gol. Ne jemi skuadër që krijojmë shumë dhe kjo ndodh si shkak i individëve që kemi. Kemi lojtarë të rrezikshëm si Bregu, Abazaj apo edhe Lamçja. Janë të rrezikshëm, por u mungon goli. Po punojmë, por gjërat nuk rregullohen menjëherë. U shpërblyem përballë Kamzës, një kundërshtar që na vuri në vështirësi shumë herë. Ka lojtarë cilësorë si Raçic apo edhe Plaku.

Skuadrat që krijojnë kanë pak probleme në aspektin mbrojtës, por duke qenë se kemi individë më shumë teknikë kemi probleme në mbrojtje. Në janar kemi nevojë për të krijuar një skuadër më me ekuilibër dhe më organike në lojë. Është e vështirë dhe nuk është e lehtë në janar. Përpjekjet tona që nga presidenti dhe nga ne do të bëhen.

Unë dua të përgëzoj të gjithë futbollistët dhe në veçanti Rrocën. Jo pse shënoi, por sepse kishte besim gjithmonë. Ai thoshte unë kam shënuar në Kamëz. Shpërbleu lojërat e mira që kemi zhvilluar. Edhe sot rrezikoheshim të humbnim ndeshjen, pasi shpërduruam shumë

Mendoj se gjyqtari gaboi dhe nuk na dha një penallti. Ndonjëherë edhe ne gabojmë, por ky rast ka elementë të penalltisë.

E do Shpëtim Duro? Këtë e di Egi. (djali  i trajnerit dhe njëkohësisht gazetar i Supersport, tha me batutë Lika)Bregu është një futbollist shumë i mirë dhe ka një rritje shumë të mirë. Sigurisht ka nevojë të përmirësohet dhe të jetë më golashënues. Është një moment që si Bregu dhe Abazaj janë nga më të kërkuarit. Nuk e di se çfarë zgjedhje do të bëjë ai vetë", përfundoi për Supersport Hasan Lika.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga