
Pas shumë komenteve nga personazhe të ndryshëm mbi transferimin e Higuain nga Napoli te Juventus për një shifër rekord, radha i ka ardhur trajnerit të napoletanëve, Maurizio Sarri të shprehë mendimin e tij.
“Kemi humbur një nga sulmuesat më të mirë në botë padyshim. Nuk kam ç’të komentoj mbi vendimin e tij pasi ai ka marrë një ofertë shumë të mirë, por ajo që kam pritur si unë dhe lojtarët e mi ka qënë një përshëndetje lamtumire, e cila nuk e kuptoj pse nuk ka ardhur ende. Ky është i vetmi veprim që më hidhëron, pra fakti që ai nuk u treguar burrë. Sa i përket forcës sonë, ne do të jemi të fortë dhe pa Higuain. Do ia vështorësojmë sat ë mundemi Juventusit fitimin e titullit”, ka thënë Sarri.
Poll