
Merkato është duke "zier" në Itali sidomos për dy mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla e Amir Rrahmani. Të gjendur të dy tek klubi i Veronas, dy futbollistët janë vendosur në qendër të vëmendjes nga klubet big të Italisë dhe jo vetëm.
Klubi i cili ka avancuar më shumë në bisedime duket se është ai i Napolit. Sipas Gazzetta dello Sport, të kaltërit kanë gjetur akordin me Veronën për Rrahmanin. Marrëveshja thuhet se është arritur për shifrën e 30 milion eurove, por kalimi nga Verona tek Napoli do të ndodhë vetëm në fund të sezonit. Kujtojmë që në ndeshjen Verona Genoa (2-1) ndodheshin 11 agjentë të klubeve si Manchester United, Chelsea, Milan e të tjerë, për të ndjekur nga afër 2 mbrojtësit Kumbulla e Rrahmani.