
Barcelona e ka marrë seriozisht organizimin e miqësorëve në verë ku do të ketë përballje luksi me ekipe nga Premier League dhe Seria A.
Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, katalanasit pas pak ditësh do të shpallin edhe programin zyrtarë në turneun e zakonshëm veror në Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Ashtu si në vitin 2022, Real Madrid dhe Juventus do të përballen sërish me skuadrën e Xavi Hernández. Përveç këtyre blugranasit do të kenë edhe ndeshje kundër Arsenalit dhe Milanit. Të gjitha sfidat duhet të luhen në muajin korrik.
Poll