
Serena williams fitoi titullin e parë pas tre vitesh ndaj Jessica PEgula në Auckland Classic të dielën. 38 vjeçarja mposhti kolegen amerikan 6-3 6-4 në fianle duke rrëmbyer kështu titullin e 73 në WTA, dhe i para që pas Australian Open në 2017.
Ish numri një i botës është mposhtur 5 herë në finale që nga sigurimi i titullit të saj të 23 në Grand Slam në Melburn. Midis këtyre finaleve janë dy të Wimbledon, dhe dy të US Open. Megjithatë Serena është rikthyer sërisht tek triumfi ditën e diel, duke bërë gjithashtu edhe një gjest tepër emocionues. Williams ka njoftuar se të gjitha të ardhurat nga fitimi i çmimit të parë do t'i bëjë pjesë të fondit për të ndihmuar Australinë pas rënies së zjarreve. Turneu këtë sezon gjeneroi 275 mijë dollarë në sektorin e femrave dhe nga këto rreth 70-100 mijë dollarë i merr fituesja e vendit të parë.