Sporti shqiptar mer lajmin e trishtë teksa Klemenet Lutfija është ndarë nga jeta. Kampioni i dekoruar i atletikës prej 2 muajsh ndodhej në një luftë të ashpër me vdekjen pas një aksidenti të rëndë. Lutfija u përplas me makinë nga një shtetas turk dhe ndodhej në spital që prej asaj dite.
Bashkëshortja e tij, Linda Kalemi, ka bërë disa herë thirrje dhe lutje shtetit shqiptar për mbështetje, por tashmë Klement Lutfija nuk ia del. Ai ndërroi jetë në një spital në Turqi duke bërë që të shuhej kështu një tjetër yll i sportit shqiptar.
Lutfija i dha Shqipërisë 50 vite mund, punë, djersë, medalje e rekorde duke shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e atletikës shqiptare.
[caption id="attachment_725760" align="alignnone" width="1024"] Klement Lutfija merr dekoraten Mjeshter i Madh nga presidenti Ilir Meta[/caption]