
Vollejbolli kosovar ka marrë në lajm të trishtë ditën e sotme. Është ndarë nga jeta ish-volejbollistja e njohur Vlora Hyseni. Hyseni ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 30-vjeçare, teksa lajmin e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit të Kosovës.
Kujtojmë që në të kaluarën Hyseni ka luajtur për skuadra si Mabetex dhe Kolegjit AAB, teksa nuk dihet ende arsyeja se pse 30-vjeçarja ka ndërruar jetë.
“VOLEJBOLLI KOSOVAR NË ZI
Telegram ngushëllimi
Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni.
Vlora, që kontriboi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin.
Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la.
FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë.
E kujtofshi sa të rroni,
Me respekt,
Bahri Gjinovci, President”, thuhet në postim.