Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

E trishtë/ Boksieri bie pa ndjenja në ring, ndërron jetë

Shkruar nga NEWSPORT
E trishtë/ Boksieri bie pa ndjenja në ring, ndërron jetë

Boksieri turk-gjerman Musa Askan Yamak, i cili ishte i pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, ka vdekur pasi u rrëzua në ring gjatë një ndeshje të dielën në Mynih. 36 vjeçari pësoi atak në zemër në raundin e tretë, duke mos mbijetuar.

Në sfidën e peshës 84 kg kundër Hamza Wandera, Musa Yamak nuk ia doli të zhvillojë raundin e tretë duke u rrëzuar në tokë. Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor dhe dërgimi me urgjencë në spital nuk e kanë risjellë në jetë 36 vjeçarin.

Yamak u bë kampion i Evropës dhe Azisë në peshën e lehtë dhe të rëndë në Federata Botërore e Boksit (WBF) dhe Unioni Global i Boksit (GBU). Ai ishte i pamposhtur në 75 luftimet e tij profesionist.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga