
Të gjithë e kujtojnë brazilianin Gabriel Barbosa. Ai erdhi me shumë bujë tek Inter, por asnjëherë nuk arriti të shfaqë talentin e tij. Në një intervistë të dhënë për As, Barbosa ka folur rreth së shkuarës së tij dhe së ardhmes.
''Kam mësuar shumë në Itali dhe pse kisha pak mundësi. I respektoja të gjithë trajnerët që vinin. Arrita të angazhohesha në stërvitje dhe u mundova të kuptoj filozofinë e futbollit që egziston në Itali.E ardhmja në Europë? Tani ndihem më i pjekur, shumë më i pjekur.
Kam zhvilluar 2 sezone në Brazil dhe tani jam gati për në një kampionat të nivelit të lartë. Jam shpallur si golashënuesi më i mirë i vitit dhe kjo është një arritje për mua. La Liga më pëlqen shumë sepse kanë një futboll taktik dhe dinamik.''
Nëse Gabriel Barbosa do arrijë të transferohet në Europë, mbetet të shihet.