
Në merkaton e dimrit, Cagliari shtoi forcat në portë duke sjellë një gardian të ri. Bëhet fjalë për Elia Caprilen që është konkurrenti numër një i Alen Sherrit në skuadrën e Serie A.
Portieri italian ka bërë paraqitje fantastike në pjesën e dytë të sezonit me Cagliarin, duke mos i lënë asnjë mundësi shqiptarit të dëshmojë veten. Por Sherri mund të festojë edhe për paraqitjet e mira të Capriles me ekipin e tij.
Siç raportojnë mediat italiane, skuadra e Milanit ka shfaqur interes për të firmosur me portierin italian. Qëndrimi i Maignan është vënë në dyshim, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026.
Megjithatë, nuk është vetëm ekipi kuqezi që ka shfaqur interes për Caprilen. Portieri i Cagliarit ka adimrues edhe në Premier League.