Aksident i rëndë është regjistruar në garën e Rally Raias Baixas në Spanjë.
Një prej pilotëve humbi kontrollin e mjetit duke marrë përpara një tifoze, grua e cila u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Për fatin e saj të mirë, çdo gjë kaloi pa probleme serioze. Emisarët e pistës nisen punën për të gjetur edhe shkakun e këtij aksidenti, i cili besohet të jetë një dështim i frenave të mjetit.
Gara udhëhiqet aktualisht nga Jose Antonio Suarez me "Skoda", me një minutë avantazh ndaj ndjekësve, Sergio Vallejo e Jorge Perez, të cilët kanë një luftë të vështirë për vendin e dytë.
Poll