
Pas shumë disfatash këtë sezon, për Lionel Messin ka ardhur një lajm i keq. Disa banditë që ende nuk janë identifikuar, kanë shkatërruar statujën e argjentinasit, që gjendet në Buenos Aires.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Barcelona, e cila në një reagim në faqen zyrtare e ka cilësuar si akt të turpshëm, duke hedhur fajin mbi tifozeritë e ekipeve të tjera rivale.
Një tjerët reagim ka ardhur nga Ministria e Sportit dhe Kulturës në Argjentinë, e cila ka thënë, se: “Statuja e Lionel Messi, e vendosur në Tristan Achaval 1100, ishte viktimë e një akti vandal të tmerrshëm. Bashkia ka nisur punimet për të riparuar statujën", thuhej në njoftimin zyrtar të ministrisë.
Kujtojmë, që statuja e sulmuesit të Barcelonës është hapur për publikun në Paseo de la Gloria, dy ditë pasi Argjentina humbi në finalen e 'Copa Americ"a kundër Kilit në shtetet e bashkuara.
[gallery columns="1" size="full" ids="72121"]