
Arsen Venger e ka ndjerë veten shumë ngushtë këtë merkato vere, sepse ka mundur të bindë që t'i bashkohen Arsenalit vetëm dy futbollistë, njëri prej tyre, Granit Xhaka. Prej kohësh, trajneri i "topçinjve" është në kërkim të një sulmuesi, por deri tani nuk ka mundur ta sigurojë.
Arsenali kërkoi shërbimet e Kein të Totenhem, Vardit të Leiçester e shumë emra të tjerë të mëdhenj të klubeve europiane. Por, të gjithë refuzuan.
Tashmë, sipas medieve spanjolle mësohet se objektivi i Vengerit është sulmuesi i Deportivos, Lukas Perez. Arsenali është gati të paguajë 20 milionë euro për lojtarin e klubit spanjoll.
Poll