Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E priste PARTIZANI, firmos Victor Da Silva

Shkruar nga NEWSPORT

Victor Da Silva nuk do të vijojë aventurën e tij në Shqipëri. Sulmuesi i njohur brazilian ka gjetur marrëveshjen me Olympiacos Nicosia. Ai është prezantuar ditën e sotme në klubin qipriot për të vijuar aventurën në sezonin e ri futbollistik. Në njoftimin e bërë për mediet thuhej:

“Olympiacos Nicosia raporton se ka arritur marrëveshjen me Victor Da Silvën, ku ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Ai ka luajtur për Chievo Verona, Pescara, Brescia dhe në fund Vllaznia, me të cilën fitoi një Kupë Shqipërie. Ne i urojmë mirëseardhjen futbollistit, i urojmë shëndet, forcë dhe suksese me fanelën e Olympiacios”.

Përgjatë gjithë merkatos së veres, emri i brazilianit u lakua te Partizani. Por, me sa duket klubi i kuq dhe braziliani s’kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të kontribuar në kryeqytet në edicionin e ri futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga