Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E prisnin në “Camp Nou”, BARCELONA reagon zyrtarisht për kalimin e MESSIT te Inter Miami

Shkruar nga NEWSPORT
E prisnin në “Camp Nou”, BARCELONA reagon zyrtarisht për
Lionel Messi ka zgjedhur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën. Pas largimit nga PSG-ja, kampioni i botës ka vendosur të transferohet në Amerikë, te skuadra e Inter Miamit. Në “Camp Nou” të gjithë e prisnin rikthimin e tij, po ashtu edhe në Arabinë Saudite kërkonin të kishte një përballje Messi-Ronaldo, por në fund  “ëndrra amerikane” e bëri për vetë argjentinasin. Në lidhje me kalimin e “Pleshtit” në Amerikë ka reasguar zyrtarisht edhe Barcelona që nëpërmjet një komunikate ka shpjeguar të gjtha detajet e takimit mes Joan Laportës dhe Jorgo Messit, babit të Messit. “Të hënën më 5, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i futbollistit, i ka përcjellë presidentit të klubit, Joan Laporta, vendimin e lojtarit për të nënshkruar me Inter Miami, pavarësisht se kishte një propozim të paraqitur nga Barça në përgjigje të vullnetit të shprehur nga të dy FC Barcelona si nga Lionel Messi për t’u kthyer për t’u veshur si blaugrana. Presidenti Laporta e kuptoi dhe respektoi vendimin e marrë nga Messi për të kërkuar të konkurrojë në një kampionat me më pak kërkesa dhe më larg fokusit dhe presionit të cilit i është nënshtruar vitet e fundit. Joan Laporta dhe Jorge Messi gjithashtu ranë dakord të punojnë së bashku për të promovuar një nderim të madh nga tifozët e Barcelonës për një futbollist që ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë i dashur nga Barça”, thuhej në komunikatën e katalanasve.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga