
Santiago Solari nuk do të largohet nga Real Madridi. Ish-tekniku argjentinas, që u shkarkua sot nga posti i strategut të 13-herë kampionëve të Europës, me shumë gjasa mund të marrë postin e Drejtorit të Akademisë së "Los Blancos", post i cili ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Victor Fernandez në vitin 2017.
Vendimi është në dorën e 42-vjeçarit, i cili u shkarkua nga roli i trajnerit në mënyrën më zhgënjyese duke humbur të gjitha titujt këtë sezon. Eliminimi nga Champions League në shtëpi nga Ajaxi 1-4 duke shkaktuar një nga momentet më shokuese në historinë e futbollit.
Poll