Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E PAPRITUR/ U përfol për karantinë, jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës, ish-futbollisti i njohur i PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT

Ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar drejtorin e spitalin të ndërmarrë këtë akt.

Kujtojmë që dorëheqja e Përparim Daiut, vjen pak ditë pas lajmeve për karantinë në spitalin e Kavajës, nëse do ketë raste me koronavirus në Shqipëri. Daiu është një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi për vite me radhë ka kontribuar për skuadrën e Partizanit. Pas largimit nga fusha e blertë, ai u emërua si drejtor i spitalit të Kavajës.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se ngritja e një karantine për koronavirusin në mes të një qendre të banuar është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu