
Të shumtë janë futbollistët që kanë lajmëruar tërheqjen nga futbolli në këtë fund sezoni, teksa të tjerë pritet që ta japin në sezonet në vazhdim.
E pikërisht, në fundin e sezonit 2019-2020, një tjetër emër që ka shkruar historinë e futbollit botëror do i jap lamtumirë skuadrës së tij aktuale, për tu bashkuar me atë të zemrës. David Silva do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit që po përgatitet të nis.
Spanjolli është lodhur me futbollin anglez dhe pas thuajse 10 vitesh me fanellën "qytetare" do i jap fund eksperiencës në "Etihad Stadium".
Sipas "The Sun", 33 vjeçari kërkon që të rikthehet në La Liga, ku e pret me krahë hapur skuadra e tij e qytetit, Las Palmas. Silva erdhi te City në verën e vitit 2010 nga Valencia, duke u kurorëzuar me 4 tituj kampion, 2 FA Cup dhe 4 Kupa Lige.