Ansu Fati po konsideron një largim nga Barcelona këtë verë, pasi planet e Xavi për yllin e ri dukej se kishin ndryshuar në mënyrë drastike.
Pas një sezoni zhgënjyes vjet për shkak të lëndimit, raportet e para nga Spanja sugjeruan se ylli i Barcelonës ishte i gatshëm të luftonte për vendin e tij në formacionin e Xavit. Megjithatë, teksa afati kalimtar po mbyllet, duket se Fati mund të jetë duke u nisur drejt derës së daljes.
Por surpriza është klubi i ardhshëm i spanjollit. Fati pritet që ti bashkohet ekipit anglez të Brighton në formë huazimi siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
BREAKING: Brighton are closing in on Ansu Fati deal as Barça are prepared to accept the formal proposal received on loan #BHAFC
Ansu Fati has accepted Brighton as destination — De Zerbi, key factor.
Final green light soon and then here we go ⏳ pic.twitter.com/aHFWZcCIER
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2023