Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ Ishte pranë kalimit në Serie A, sulmuesi shqiptar "tradhëton" Parmën për të firmosur në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Ishte pranë kalimit në Serie A, sulmuesi shqiptar

E ardhmja e Andi Zeqirit ka marrë një tjetër rrjedhë. Sulmuesi shqiptar ishte pranë kalimit në Serie A te Parma, por ditën e sotme ka ndodhur befasia. 21-vjeçari ka "tradhëtuar" ekipin italian për të kaluar në Premier League.

Mediat italiane e bënë fakt të kryer kalimin e tij në Serie A, ndërsa sot eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije se lojtari do të firmosi për Brighton.

Marrëveshja është gjetur me Laussane dhe në orët në vazhdim pritet që Zeqiri të kryejë vizitat mjekësore në Angli. Sulmuesi do të nisë kështu një aventurë të re në Premier League, ndërsa Kosova është ende në pritje për ta pasur në përfaqësuese pasi lojtari ka dhënë miratimin për të lënë Zvicrën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga