Chelsea do të përballet sonte në orën 21:00 me Middlesbrough në transfertë për gjysmëfinalen e Carabao Cup.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja do të jetë në stol në këtë sfidë, një lajm që vjen si surprizë. Kjo është zgjedhja e Pocchettinos i cili ka vendosur ta lërë në stol sulmuesin shqiptar edhe pse ai shënoi gol në ndeshjen e fundit ndaj Preston në FA Cup.
Zgjedhja e trajnerit argjentinas vjen si pasojë e ndeshjes së rradhës që Chelsea do ta luajë në Premier League ndaj Fulham më 13 janar dhe Broja pritet të jetë titullar në mungesë të Jackson.
Formacionet zyrtare:
Poll