Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ Chelsea i ofron Realit një tjetër yll, madrilenët në garë me kohën

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Chelsea i ofron Realit një tjetër yll, madrilenët

Midis Chelseat dhe Realit të Madridit pati bisedime intensive këtë merkato për të marrë shërbimet e yllit të "Bluve" Eden Hazard. Por çmimi stratosferik i vendosur nga londinezët i mposhti sërish madrilenët që tashmë kanë dalë duarbosh nga merkatoja. Por sipas disa raportimeve të fundit nga Spanja se klubi anglez i ofroi spanjollëve mesfushorin brazilian Willian. Lojtari kërkohej me insistim këtë verë nga Barcelona dhe Manchester United, por në fund lojtari refuzoi të largohej nga Anglia.

Mësohet se londinezët i kanë vënë si kusht shitjeje madrilenëve çmimin 70 milionë € për blerjen e 30-vjeçarit plus 10 milionë € të tjera që do t'i jepen menaxherit të lojtarit për të garantuar transferimin drejt Madridit. Megjithatë, braziliani ka theksuar se nuk dëshiron të largohet nga "Stamford Bridge" dhe për këtë gjë ka dalë në mbështetje dhe tekniku Maurizio Sarri.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga