Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

''E papranueshmec çfarë ndodhi te Peshëngritja'', BEZHANI ''pa doreza'': Duan dy asamble brenda 10 ditësh në mënyrë që të kryejnë punë

Shkruar nga NEWSPORT
''E papranueshmec çfarë ndodhi te

Problemet vijojnë të jenë të ulura ''këmbëkryq'' edhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar.  I ftuar në emision Pressing në Abc News ishte Presidenti, Viron Bezhani, i cili foli ''pa doreza''.

Bezhani e quan si diçka të pallogjikshme faktin se po mendohet të bëhen dy asamble brenda 10 ditësh. Diçka u tha edhe për rrëmujën në Zgjedhjet e Federatës së Peshëngritjes, ku ai e cilëson ngjarjen si të papranueshme.

"Në KOKSH ka lëvizje sa u takon problematikave. Kjo lëvizje, që dikush e quan sherr, është pozitive. Janë sportistët që fitojnë. Po shpërndahen gjithë ato lekë në të mirë të sportit nga KOKSH. Po investojmë me një shumë jo të pakët. Dy sportistë marrin shuma të konsiderueshme. Kemi disa sportistë që marrin të ardhura".

"Nuk duhet menduar se jemi bërë për të ardhur keq. Nuk është problemi se më kanë aneksuar. Aty është një Sekretar që ka krijuar një grup që duan t'i shërbejnë paligjshmërisë. Këtë duan ta vazhdojnë deri në ditën e fundit. Si mund të bëhen dy asamble brenda 10 ditësh. Kjo është një shaka dhe do përgjigjen ligjërisht. Presidenti e çon atë".

"Ju them si është ligji, pastaj do vërtetojnë organet. Duhet bërë me çdo kusht asambleja. Jam munduar t'i bëj dhe e kam thënë se do e respektoj rezolutën. Donin të bënin mbledhje të jashtëligjshme të kryesisë. Kërkova materiale për rendin e ditës në mbledhje. Kërkova asamble për ndryshimet në Statut. Donin të futnin jashtë rendit të ditës edhe Asamblenë Zgjedhore. Rezoluta nuk thotë që ta shkelim Statutin. Duhet bërë Asambleja Statutore fillimisht".

"Janë kërkuar ndryshime. Nuk duhet të jesh pjesë e ndonjë partie. Do ketë në lidhje me shoqatat. Ka lidhje me zgjedhjet, ndaj duhen bërë ndryshimet. Ata e dinë ata, se pse duan të bëjnë dy asamble për 10 ditë. Duan ta bëjnë shpejt e shpejt dhe të ikin. Statuti duhet bërë. Ata do sjellin anomali akoma më të madhe. Mendojnë se mund ta kalojnë në këtë mënyrë, me rrëmujë".

Po të shtyhet me 15 ditë nuk prish asnjë punë. Se bëhet me 15 janar nuk ka asnjë problem. Ata e dinë shumë mirë, se kanë edhe dy juristë. Si ka mundësi të shkosh në zgjedhje kur do bësh Statutoren më 13 dhjetor.

Janë dy pika që bien ndesh me Ligjin e Sportit dhe duhet kaluar në Ministri. Gjithashtu duhet të shkojë në Gjykatë. Më vonë mund të ketë ankesa dhe kështu krijohet anomali".

"Nuk është tallava, duhet kapur nga ana ligjore. Nëse ata mblidhen rreth mjeshtrit, Sekretarit, që nuk do të jetë më... Nuk është çështje shumice, është çështje ligji. Nëse do ishit president dhe do shkelej ligji, do e pranonit? Jo. Nga të gjitha problemet, mos e quani tallava. Do e quani anë pozitive, pasi dolën gjithë këto të meta që ka pasur KOKSH".

Këtu te ju Sekretari ka thënë se KOKSH merr 100 mijë dollarë, kur në fakt janë 650 mijë. Ka tre vite që nuk bëhet auditivi dhe këtë e kuptoni shumë mirë pse nuk ndodh kjo. Të kundërshtoj se nuk është tallava se dolën gjithë ata problematika. Gjithashtu morën lekë sportistët, që është pozitive. Të bëhet Statuti dhe pastaj zgjedhjet".

"Rrëmuja në Zgjedhjet e Federatës së Peshëngritjes? Te shtanga ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte në sport. Kishte ndodhur në vitin 2005 me mundjen dhe nuk besoja se do përsëritej. F

ederata ka Statutin e vet dhe duhet zbatuar. Çdo gjë mund të bëhej me ankimim, jo me dhunë. Mirë që nuk u thyen dyert. Nuk mund ta pranoj atë rrëmujë. Duhet të isha unë aty së bashku me Ministrinë. Unë isha aty vetëm për të vëzhguar" - tha ai.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga