
Mbrëmja e djeshme mund të ishte suksesi i radhës për portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha i cili mund hynte në historinë e klubit italian në ndeshjen ndaj Interit. Edhe pse nga drejtuesit e Lazios nuk u tha asgjë, ka qenë vëllai i "gardianit" shqiptar, Dimitris Strakosha që ka zbuluar se Strakosha ka luajtur me injeksione.
"Ky është futbolli. Disa i fiton, disa i humbet. Të gjithë ata që të duan janë krenarë për ty dhe atë që ke arritur këtë vit. E meritojë padyshim të fitojë sot por nuk do të ankohem për këtë. Përkundrazi, dua të të them se të admiroj sepse pavarësisht humbjeve të forta që ndjeje në 3-4 ditët e fundit, more injeksione që të ishe në gjendje të lëvizje dhe luaje sonte, që tregon se sa shumë e dëshirojë një gjë të tillë. Të dua vëlla, tani ke nevojë të pushosh dhe të karikosh bateritë për sezonin tjetër", shkruan i vëllai i Thomas Strakoshës në llogarinë e tij në Instagram, përshkrim të cilin e shoqëron me një foto të ekipit të Lazios.
Nisur nga ky fakt, nuk dihet nëse Strakosha do të jetë apo jo i gatshëm për ndeshjet miqësore që ka planifikuar të zhvilljë Kombëtarja shqiptare ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Në fund do të jetë trajneri Cristian Panuçi që do vendosë nëse do jetë Berisha apo Strakosha që do zbresë si titullar. /NEWSPORT.AL/
[gallery columns="1" size="full" ids="238085"]