Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E nisi futbollin si sulmues dhe përfundoi në mbrojtje, kapiteni i Bylis pas supergolit: Pse mos shkojmë në Europë?

Shkruar nga NEWSPORT
E nisi futbollin si sulmues dhe përfundoi në mbrojtje, kapiteni i

Bylis fitoi 0-1 me Laçin për javën e katërt në Superligë. Në Kurbin, miqtë nga Ballshi i janë falur një supergoli nga Trumçi në pjesën e dytë. Situata te Laçi nuk është e qetë, me skuadrën e Vukicevic që ka pësuar humbjen e dytë në dy javët e fundit në shtëpi, duke dridhur pankinën e malazezit.

Pas ndeshjes për Oversport foli njeriu i ndeshjes, Aleksandër Trumçi.

“Goli – Ishte një transfertë e vështirë, skuadra është e fortë dhe fusha gjithashtu. E vlerësojmë Laçin, kemi tre vite bashkë dhe ishim nisur për të marrë fitore.

Objektivi – Të ecim sa më shumë dhe Europa me këta djem të talentuar mund të vijë. Isha bekim i Bylis për këtë fitore sot. Ndeshja ishte e përgatitur, me zemrën në fushë kemi dhënë gjithçka

Te Bylis e kam nisur si sulmues, kam shënuar edhe gol në debutim. Më pas u futa në mbrojtje, ky është pozicioni im i preferuar”, tha Trumçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga