Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E “masakruan” për një “Like” në rrjetet sociale, reagon ylli i Real MADRID: S’jam i kuq, portokalli apo i kaltër

Shkruar nga NEWSPORT
E “masakruan” për një “Like” në rrjetet

Isco i është përgjigjur të gjithë kritikëve që reaguan pasi ai pëlqeu një postim në rrjetet sociale të repistit Rayden.

Ky i fundit kishte shpërndarë një foto të një bluze në të cilën shkruhej: “Të gjithë Cayetanos (i referohet protestuesve kundër qeverisë në zonën e Madridid) janë bastardë”. Spanjolli mohoi të ishte përkrahës i ndonjë partie, ndërsa s’e fshehu as zemërimin me kritikët.

“Unë jam këtu vetëm për ta sqaruar se unë nuk jam as i gjelbër, as i kuq, as i portokalltë e as i kaltër. Jam thjesht një tjetër spanjoll, i zhgënjyer, i lodhur dhe i shqetësuar nga një situatë e pazakontë si kjo dhe i tmerruar nga numri i viktimave që ka shkaktuar kjo pandemi.

Mendimi im, nëse i intereson ndokujt, është se ky është momenti i duhur që politikanët, pa marrë parasysh se cilës parti i takojnë, duhet të bashkohen. Këto sjellje nuk më përfaqësojnë mua, është koha të jemi të përgjegjshëm”, ka thënë Isco.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga