Felipe Morieira u largua dje nga skuadra e Kukësit, ndërsa klubi verilindor ndërpreu kontratën me brazilianin.
Duke qenë se nuk ka luajtur shumë gjatë këtij sezoni, mesfushori me tipare sulmuese u pa si i panevojshëm nga ana e drejtuesve të Kukësit, duke "i treguar derën".
Por ka një problem! Të paktën nga ajo që thotë vetë lojtari, ai është ende në kontratë me Kukësin.
I kontaktuar nga newsport.al, Felipe Moreira shprehet: "Unë jam ende në kontratë me Kukësin. Nuk kemi bërë asnjë marrëveshje për largimin tim. Nuk ka konsesus mes meje dhe klubit për largimin tim. Presidenti Gjici nuk më tha asgjë, por mbi të gjitha nuk më ka dhënë as rrogat.
Nesër nisem për në Brazil dhe do ia ngarkoj avokatit tim për ta zgjidhur këtë situatë me klubin e Kukësit", shprehet Moreira, ndërsa i pyetur nëse po mendon që ta dërgojë çështjen në FIFA, deklaron: "Nuk e di se si do të rrjedhin ngjarjet. Shpresoj ta zgjidh pa shkuar të tilla hapa ekstreme.
Më intereson ta zgjidh sa më parë këtë situatë dhe t'i kthehem punës sime si futbollist".
[caption id="attachment_68642" align="alignnone" width="300"] Felipe Moreira[/caption]