
Tottenham po bën një merkato mjaft të mirë ku ka afruar portierin Vicario dhe mesfushorin Maddison. Por mesa duket “Spurs” nuk do të ndalet me kaq.
E hëna do të jetë dita e Manor Solomon tek Tottenham, pasi ai do të mbërrijë në Londër, në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Testet mjekësore janë planifikuar për ditën e nesërme dhe kontrata do të nënshkruhet 24-48 orët e ardhshme.
Solomon i bashkohet “Spurs” si agjent i lirë nga Shakhtar Donetsk. Sulmuesi 23-vjeçar izraelit ka eksperiencë edhe në Premier League pasi më parë ka luajtur për Fulham.
Poll